Qytetarët e Prishtinës paguajnë pa provizion faturat e mbeturinave në Postë

Prishtina

Qytetarët e Prishtinës paguajnë pa provizion faturat e mbeturinave në Postë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:45
Foto nga takimi

Pas reformës së menaxhimit të mbeturinave nga ana e komunës së Prishtinës, qytetarët janë duke paguar faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës, pa asnjë cent provizion.

Qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur Postën për pagesën e faturës për mbeturina jo vetëm se ky shërbim ofrohet falas në Postë por edhe për arsye të numrit të madh të zyrave postare në çdo lagje të Prishtinës.

“Për dallim nga institucione tjera, numri i madh i zyrave të Postës në Prishtinë dhe rrethinë iu mundëson qytetarëve që pa u detyruar të presin në radhë, pa pasur nevojë për shpenzime në transport, parking, etj, të kryejnë këtë obligim ndaj Komunës”, thuhet në një njoftim nga Posta.

Marrëveshja për pagesën e taksës së mbeturinave është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha. Ky projekt është duke u zbatuar me sukses të plotë nga ana Postës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat