Asamblisti i VV-së shkarkohet nga bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore

Prishtina

Asamblisti i VV-së shkarkohet nga bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:49
Egzon Azemi

Asamblisti i vetëvendosjes, Egzon Azemi është shkarkuar nga Bordi i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike banesore nga Asambleja e Komunës së Prishtinës. Shkarkimi i tij u bë me propozim të asamblistit Nol Nushi nga PSD, ndërsa në votim morën pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Azemi është shkarkuar me 22 vota për, ndërsa me rastin e votimit të pranishëm në sallën e asamblesë nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, shkruan kallxo. Pas shkarkimit të Azemit, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi dy përfaqësues të ri të aksionarit për bordin e NPB-së, Genc Sherfin nga PSD dhe Suzana Kika nga AAK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat