Njeriu që kujdeset për ambientin e kryeqytetit

Prishtina

Njeriu që kujdeset për ambientin e kryeqytetit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 07:40
Prishtina

Të gjithë ankohen për mbeturinat rrugëve të kryeqytetit, mirëpo aktivisti Berat Hasani nuk është nga ta që ankohet.

Ai vazhdimisht me vullnetin dhe aktivizimin e tij kontribuon që Prishtina të jetë një vend më i pastër dhe me ambient më të gjelbër.

Në veturë ai mban veglat e nevojshme për të kryer në çdo situatë detyrën që i ka dhënë vetes, që nga mbeturinat e deri te komunikacioni, ai kujdeset që të rregullojë dhe të ndihmojë në mbarëvajtje.

Hasani mbetet shembull i qytetarit të denjë, për këtë aktivizëm ka pranuar edhe mirënjohje nga KSDW, për veprimet në mbrojtje të ambientit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat