Shpend Ahmeti përplaset me asambleistët e VV-së: Mshele gojën! - Bota Sot
Shpend Ahmeti përplaset me asambleistët e VV-së: Mshele gojën!

Prishtina

E diel, 23 shtator 2018

Shpend Ahmeti përplaset me asambleistët e VV-së: Mshele gojën!

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:26
Pamje nga mbledhja

(E plotësuar) - Ndërmarrja Publike Banesore në kryeqytet i ka përplasur përsëri asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kolegun e tyre tani lideri i Partisë Social Demokrate, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndërmarrje kjo e cila nuk ka kryeshef ekzekutiv për shkak të mosmarrëveshjeve PSD-VV.

Mos funksionimi i ndërmarrjeve publike, dhe  mos funksionimi i Kuvendit Komunal, të cilat  nga asamblistët e Vetëvendosjes u kërkuan që të futen në rend dite ishin “pikë sherri” në mes këtyre dy subjekteve.

Asamblisti Egzon Azemi e akuzoi Ahmetin se i ka bojkotuar mbledhjet e Kuvendit Komunal. Si dhe e quajti “gënjeshtarë”.

Këtu reagoi kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili iu kundërpërgjigj Azemit duke i thënë se nga ai asnjëherë nuk ka pas kërkesë për ndonjë çështje.

Ahmeti- Azemit: Asnjëherë nuk ke ardhur në zyrë me kërku diçka

“Nuk e di për çfarë bojkotimi po flet kur nuk më ke ardhur asnjëherë në zyrë as me lyp naj sen as me kërkua diçka, krejt çka kam parë prej teje janë statuset në Facebook të cilat mundohesh me i bë të mëdhaja, të cilat nuk qëndrojnë gati pothuajse asnjëra prej tyre, por e them edhe njëherë po nuk ka lidhje vazhdoni po mendo që është mirë kështu megjithatë Kuvendi Komunal është arenë e diskutimeve”, tha Ahmeti.

Më pastaj Ahmeti pati edhe një përgjigje për asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili kërkoi të diskutohet për ndërmarrjet publike. Ky ka folur shkatërrimin e ndërmarrjeve publike në Prishtinë.

Ahmeti se nuk ka informacion se për shkatërrimin e cilave ndërmarrjeve po flet Rrahmani ,duke e përmendur vetëm ndërmarrjen publike banesore ku kandidati për udhëheqje të tij vjen nga partia e Rrahmanit, dhe ish partia e Ahmetit - Vetëvendosje.

Ahmeti: Nexhat Krasniqi nuk ka mandat

 “Nuk e di për çfarë ndërmarrje publike je tu fol Eman, shkatërrimin e tyre, unë e di veç një ndërmarrje që kemi problem aty është me një kandidat të Vetëvendosjes për deputet Nexhat Krasniqin, Kryeziu a qysh e ka emrin ku është dëgjuar në përgjime duke ndarë lokale tek Katedralja sepse ky është përfaqësues e ky nuk është përfaqësues. Ai njeri nuk ka mandat na kemi kërkuar e kemi shkarkuar me aksionar sepse nuk ka mandat ai sepse nuk është zgjedhur, nëse donë me kandidu prapë le të kandidon edhe për një mandat tjetër”, u shpreh ai.

Tutje i pari i Prishtinës vazhdoi duke kërkuar shpjegim se prej kujt po e mbrojnë NBP-në pasi që deputetët e VV-së së bashku me asamblistët janë duke fjetur në këtë ndërmarrje.

Ahmeti: Jeni duke fjetur nga 20 veta tek NPB-ja

“Nuk e di për çka e ki fjalën për ndërmarrjet publike një problem është që jeni duke fjetur ju dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se po tuteni që po vjen dikush natën po e merr ndërmarrjen publike banesore, hej çka jeni duke bërë more kështu, jeni duke fjetur atje nga 20 veta për me mbrojtur, prej kujt jeni duke e mbrojtur, pra nëse doni me diskutua”, ka deklaruar ai.

Këto akuza asamblisti i VV-së i ka quajtur gënjeshtra dhe sipas tij PSD nuk po ka guxim të tregoj se anëtarin e saj po tenton ta bëjë krye shef të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Azemi – Ahmetit: Po gënjen publikisht

“Plus je duke bërë gënjeshtra në dy emisione herë thua Liburn Aliu herë thua Xhelal Sveçla po flejë në NPB, NPB-ja ka kamera zotëri Shpend Ahmeti, nëse nuk e dinë hajde kur të duash i marrim kamerat nëse dikush prej aktivistëve ka fjetur në NPB marr unë përgjegjësi, nëse jo merr ti përgjegjësi. ”Na nuk e kemi fshehur asnjëherë që Nexhat Kryeziu është anëtar i Vetëvendosjes ka qenë kandidat asnjëherë se kemi fshehur, ndërsa personin që keni dashur me bë kryeshef në ndërmarrje nuk kish guxim me pranua se është anëtar i PSD-së 10 herë e pyesin gazetarët nuk ka guxim, shiko çfarë njerëz jeni ju, ju nuk keni guxim për kurgjo edhe veç doni krejt në terren dhe krejt natën me i bë këto dallavere”, u shpreh ai.

Debati eskaloi mes të dyve, madje kryetari Ahmeti i tha Azemit ta “mshelë gojën”.

E lidhur me situatën e krijuar gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal të Prishtinës,  reagoi edhe asamblisti nga radhët e PDK-së, Blerand Stavileci.

Sipas tij askujt nuk i intereson çka kanë në mes vete Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD-ja, por në mbledhje kërkoi të diskutojnë për pikat që prekin interesin e kryeqytetasve.

Stavileci: Nuk na interesojnë çështjet mes jush

“Këta çka po i dëgjojmë është një fotografi false e dy subjekteve politike për të cilat na qysh moti i kemi treguar kur kanë qenë bashkë, se çka i kanë shkruar njëri-tjetrit absolutisht nuk na intereson, nëse ka dikush që i intereson le t’i dëgjoj por neve nuk na intereson besoj as juve, por në mungesë të punës dhe veprimeve këtu dalim ti ke dashtë ti s’ke dashur, ti din, unë nuk di të merremi veç me pikat përmbajtjesorë të këtyre dy mbledhjeve”, ka thënë Stavileci.

Image

***

Me akuza dhe kundër akuza është zhvilluar debati mes të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal

Përplasjet filluan kur nisi diskutimi për mos funksionimin për ndërmarrjet publike në kryeqytet.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të marr përgjigje nga kryetari Shpend Ahmeti për mosfunksionimin e ndërmarrjes publike banesore e cila ka mbetur pa kryeshef si pasojë mosmarrëveshjeve në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së.

Gjatë debatit, Ahmeti akuzoi asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, duke thënë se po fle në ndërmarrje për të mos e lejuar të hyjë askënd në të.

Azemi iu kundërpërgjigj Ahmetit duke thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Debati eskaloi mes të dyve, madje kryetari i tha Azemit: “mshele gojën”.

E situata e tensionuar vazhdoi tutje kur asamblisti i VV-së, Egzon Azemi i tha Ahmetit se ai po gënjen publikisht.

“Po më vjen turp si ke kaq guxim me gënjye publikisht ti kam kërkuar me diskuta për çështje të ndryshme dhe shkelje ligjore me emaili të kam kërkuar jo filma sinqerisht po bënë gënjeshtra po thu herë Liburn Aliu e herë Xhelal Sfeqla po flenë në një ndërmarrje publike banesore, ju nuk keni guxim për asgjë", tha ai.

Nga rendi i ditës është larguar pika për bartjen e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga vitit 2017 në vitin 2018, për shkak të mungesës së rishikimit të buxhetit.

E me kërkesë të asambleistit të AKR-së, Sami Borovci kjo pikë u vendos për një seancë tjetër bashkë me propozim rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunë e Prishtinës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test