Semaforë jofunksional nëpër Prishtinë, mirëmbajtja e tyre po i kushton komunës

Prishtina

Semaforë jofunksional nëpër Prishtinë, mirëmbajtja e tyre po i kushton komunës

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:22
Semaforët

Kaos në trafikun e Prishtinës. Kjo gjendje është qe shumë vite, shumë vetura dhe rrugë në gjendje jo të mirë.

Të gjitha këto po shkaktojnë tollovi në komunikacion.

Gjithë kësaj, i shtohen semaforët e prishur. Komuna e Prishtinës, po planifikon të vendos semaforë të rinj që kushtojnë shumë, por për mirëmbajtjen e atyre aktualisht komunës së Prishtinës i kushton 50 mijë euro, ngase bëhet nga një kompani.

Kp për ditë me radhë ka tentuar të marr një përgjigje rreth mirëmbajtjes së semaforëve nga kompania “EkoInvest” të cilën komuna e ka të kontraktuar për mbikëqyrjen e semaforëve, por që ata nuk i janë përgjigjur telefonatave.

Tek Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve kompania “EkoIvest” nuk ka të deklaruar kapitalin, ndërsa ka deklaruar vetëm një punëtor.

Ata që çdo ditë janë në komunikacion nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si funksionojnë semaforët në kryeqytet.

I mllefosur jo vetëm me semaforët por edhe me qeverisjen e Shpend Ahmetit u shpreh kalimtari, Shaban Jashari, i cili teksa kalonte në semaforët tek rruga “Agim Ramadani” të cilët janë jashtë përdorimit qe disa kohë tha se ndihet i rrezikuar.

Jashari: Nuk jemi të kënaqur me Shpendin

“Shendi kur ka ardhur në pushtet shumë fjalë të mëdha na ka folur, nuk jemi të kënaqur me Shpendin, as me punën e ekipit të tij tash te shohim...Patjetër që po, por jemi mësuar me qenë ne të rrezikuar qe sa vite më jemi të mësuar me rrezikua”, thotë Jashari.

Se kanë probleme kur nuk po funksionojnë semaforët e pranon edhe Blerim Duraku  i cili është shofer taksie.

Duraku: Ndihemi të rrezikuar edhe ne si shofer edhe këmbësorët

“Po normal shkakton telashe... Po normal, normal”, shprehet ai.

Çdo ditë rrugën “Agim Ramadani” e përshkon edhe  Lozartë Fazliu e cila thotë se ndihet e rrezikuar teksa kalon semaforët që janë jashtë përdorimit, por që sipas saj edhe ngasësit e veturave po kanë mirëkuptim ndaj tyre.

Fazliu: Na japim përparësi ngasësit e automjeteve

 “Moti nuk ka semaforë...po përparësi po ama e rrezikuar pak se të japin përparësi, ama prapë më mirë me semaforë”, deklaron Fazliu.

Kadri Hamiti nga Shkabaj thotë se meqenëse semaforët nuk funksionojnë si duhet, qytetarët duhet të kenë vëmendje më të madhe gjatë kalimi të rrugëve pasi që ndihen të rrezikuar nga aksidentet.

Hamiti: Ndihemi të rrezikuar

“Me siguri që ndihemi sepse dikush nuk i respekton shenjat, dikush i respekton, kështu që në përgjithësi shumica nuk i respektojnë...Duhet me pritë duhet me shikua djathtas-majtas për me kalua”, shprehet ky qytetar.

Duke folur në aspektin e mbikëqyrjes së semaforëve, Halil Halili zyrtar për trafik në komunën e Prishtinës thotë se më së shumti ballafaqohen me dëmet e semaforëve për shkak të aksidenteve.

Ai tha se posa marrin sinjalin se një semafor është jashtë funksionit ekipet intervenojnë menjëherë së bashku me kompaninë, e cila është kontraktuar nga komuna për monitorimin dhe mirëmbajtjen e semaforëve.

Kostoja e shërbimeve që kryen kjo kompani i kushton komunës së Prishtinës afër 30 mijë euro.

Halili: “EkoInvest” mbikëqyrë semaforët

“Kompania është e kontraktuar nga komuna e Prishtinë ‘Eko Invest’ e cila është mbikëqyrëse e semaforëve kryesisht e nyjeve ekzistuese të cilat menaxhohet prej komunës së Prishtinës, ka kontratë tri vjeçare për mirëmbajtjen e tyre...04;25” Kostoja duku është afër 50 mijë euro për të gjitha nyjet semaforoike, është një kosto që varësisht prej defekteve që na paraqiten në terren apo defekteve fizike apo nga vet]vetiu që thash edhe më herët defektet elektronike diçka të ngjashme, por është një kosto e përballueshme...”, thotë ai.

Sipas Halilit dukee parë se  udhëkryqet që janë më të ngarkuar gjatë orëve të pikut kanë vendosur harta të reja të semaforëve.

Sipas tij, kosto e vendosjes së një semafori komunës së Prishtinës i kushton 30 mijë deri në 50 mijë euro por kjo varet edhe nga çmimi i pajisjeve dhe teknologjisë që përdoret.

Halili: Kemi paraparë vendosjen edhe të tri nyjave në Prishtinë

“Tash jemi duke e bërë një analizë të disa nyjeve të udhëkryqeve që janë më problematike, më të ngarkuara gjatë orëve të pikut ose paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, pika e parë është në rrugën “Muharrem Fejza” më saktësisht tek Eulex-i, pjesa e dytë është në lagjen Arbëria, tek komuna e re më saktësisht jemi duke shkuar me tri katër pika dhe tek shkolla “Iliria” në Breg të Diellit...Tash jemi në finalizim të projektit jemi duke e dërguar për shpallje dhe procedura të prokurimit pas gjitha procedurave të prokurimit”,  ka thënë Halili.

Janë tri lagje ku së shpejti do të vendosen semaforët e rinj. Sipas Halilit në lagjen “Arbëria”, në rrugën “Muharrem Fejza” dhe afër shkollës “Iliria” në Breg të Diellit, komuna e Prishtinës ka paraparë së shpejti vendosjen e tri nyjeve të reja të semaforëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat