Nesër përurohet sheshi “Adem Jashari”

Prishtina

Nesër përurohet sheshi “Adem Jashari”

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 14:12
Sheshi “Adem Jashari”

Sheshi “Adem Jashari” në kryeqytet do të përurohet nesër në orën 19:00.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media.

Punimet e këtij sheshi që kishin filluar në muajin mars të këtij viti kanë përfunduar nëntë ditë para afatit kohor të paraparë.

Ahmeti në këtë konferencë për media ku ishte edhe Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, kanë folur për të gjitha projektet infrastrukturore që janë realizuar deri tash.

Aty u tha se edhe punimet për Stadiumin e Qytetit që mban emrin “Fadil Vokrri” kanë përfunduar.

Sipas tyre, prioritet i komunës është rruga A, unaza te Rrethi që është bashkëpunim me Qeverinë dhe BERZH-in, Salla Koncertale, Pallati i Rinisë, Parkingu Nëntokësor te Fakulteti Filologjik dhe të tjera projekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat