Rrokulliset bulduzeri në Arbëri

Prishtina

Rrokulliset bulduzeri në Arbëri

Nga: Gazmend Badivuku Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Në lagjen ‘Arbëria’ ka kohë që po punohet në rregullimin e shkallëve të cilat me vite ishin lan’ pasdore nga institucionet komunale. Së fundit lajmi për një projekt ambicioz për rindërtimin e këtyre shkallëve nga Kuvendi Komunal i Prishtinës gëzoi shumë banorët e shumt’ të kësaj lagje.

Me fillimin e realizimit të projektit banorët e kësaj lagje u entuziasmuan nga zhurma e mekanizimit teknik dhe t’punësuarve që punonin në teren. Aq sa lejuan kushtet atmosferike projekti vazhdoi me dinamikën e planifikuar. Banorët e numërt të lagjjës ‘Arbëria’ në Prishtinë shpeshëherë po kanë edhe pengesa gjatë vajtje ardhjes në shtëpitë e tyre për shkaqe të sigurisë, sepse në punishte punohet në segmente të ndryshme me ç’rast qytetarëve kohë paskohe ju mbyllnen me llamarina qasjet në trasen e shkallëve të pakryera.

Dje, në ditën e lajmit të rëndësishëm për Liberalizimin e vizave për n’europë, në këtë lokacion ndodhi një aksident ku në terrenin e pjerrët u rrokullis bulduzeri me ç’rast mbylli për një kohë shtegun për këmbësorët e rastit. Në këto momente sa po raportojmë nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat