Banorët e fshatit Mramur të Komunës së Prishtinës nesër do të protestojnë.
Sipas një njoftimi, në rrjete sociale protesta do të bëhet pasi vite më parë në Kolovicë të kryeqytetit afër këtij fshati kanë humbur jetën dy fëmijë në vendin e quajtur ‘gropë e madhe me ujë’ ku si pasojë e neglizhencës së institucioneve në Kosovë po rrezikohen banorët me humbje të jetës.
Lajmin e ka treguar ish Kordinatori i KEK-ut, Rashit Gashi.
“Nesër protestojmë sepse pasnesër mund të bëhet vonë!
Si pasojë e neglizhencës së institucioneve tona vite më parë humbën jetën dy fëmijë në Kolovicë të Prishtinës, thuajse në një ambient të njëjtë me këtë të fshatit Mramur vetëm se tek ne është edhe më keq pasi është edhe Tensioni i lartë i rrymës që na rrezikon nga puna e mbrapshtë e kontraktorit”, thuhet në njoftim në llogarinë e Gashit në Facebook.