Shpend Amheti nuk merret me shiun, njofton për dezinsektimin - Bota Sot
Shpend Amheti nuk merret me shiun, njofton për dezinsektimin

Prishtina

E shtunë, 22 shtator 2018

Shpend Amheti nuk merret me shiun, njofton për dezinsektimin

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:47
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë përfunduar dy fazat e desinsektimit, por pas të ndalet shiu mbesin edhe katër faza të tjera.

“Kur ka të rreshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të mërkurën pritet të ketë shi. Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valen e tretë sepse përndryshe efekti i dezinsektimit është i pavërejtshem. Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njejtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret”, ka shkruar ai në facebook. Derisa, komentuesit i kanë dërguar fotografi me gjendjen e vështirë në lagje të Prishtinës, pas reshjeve të shiut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test