Insektet, shqetësuese për qytetarët në Prishtinë - Bota Sot
Insektet, shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

Prishtina

E hënë, 16 korrik 2018

Insektet, shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve.

Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët.

Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës. 

Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive.

Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza. 

Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë. 

Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test