Ceran: Dorën që jep, dora tjetër nuk duhet me e pa - Bota Sot
Ceran: Dorën që jep, dora tjetër nuk duhet me e pa

Prishtina

E enjte, 19 korrik 2018

Ceran: Dorën që jep, dora tjetër nuk duhet me e pa

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 15:03
Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi

(E plotësuar)- Drejtues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nuk ka bërë të ditur shumë e projekteve të investuara deri më tash në Kosovë, duke përdorur shprehjen ‘dorën që jep, dora tjetër nuk duhet me e pa’, ndërkohë që kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka këmbëngulur serish se TIKA nuk ka hequr fotografinë e Skënderbeut gjatë rinovimit të mëhershëm në shkollën fillore “Elena Gjika”.

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të rinovimit dhe pajisjen me inventar të shkollës fillore “Elena Gjika”. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të rinovohet komplet e gjitha shkolla.

Ahmeti: Do të ndërrohet komplet inventari

“Sot kemi nënshkruar marrëveshje e cila ka të bëjë me arsimin për shkollën “Elena Gjika” si njëra nga shkollat më të vjetra në komunën tonë, por ka qenë edhe në gjendjen më të rëndë sa i përket infrastrukturës...Kemi hasur në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e TIKA-s për ta rinovuar komplet këtë shkollë me bashkëfinancim, ku pjesën më të madhe do ta bëjë Agjencioni zhvillimor, ndërsa ne do të bashkëfinancojmë një pjesë. Sot i nënshkruam dy protokolle të këtij bashkëpunimi, njëra që ka të bëjë me rinovimin, ndërsa pjesa tjetër që ka të bëjë me inventarin e shkollës, ku ne do të ndërrojmë edhe komplet inventarin e shkollës”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, punimet do të zhvillohen me procedura të përshpejtuara të agjencionit dhe synohet që shkolla të jetë gati për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, ndërsa bëri të ditur se në të ardhmen i pret edhe projekti më i madh i përbashkët për qendrën e autizmit dhe sindromës down, punimet për ndërtimin e së cilës do të fillojnë pas rishikimit të buxhetit komunal. 

Ndërsa, shefi i Zyrës Tika në Kosovë, Hasan Burak Ceran, shprehu besimin se rinovimi i shkollës do të bëhet me kohë.

Ceran: Jemi të kënaqur me bashkëpunimin me komunën e Prishtinës

“Sot këtu jeni duke nënshkruar një memorandum për shkollën ‘Elena Gjika’ dhe do të mundohemi që ta përfundojmë të gjithë shkollën dhe furnizimin me inventar. Në vitin 2016 i kemi rinovuar disa klasë dhe tani po nënshkruajmë protokollin që t’i kryejmë të gjitha punimet brenda shkollës dhe jemi shumë të kënaqur që kemi një bashkëpunim me komunën e Prishtinës”, tha ai.

Ceran ka folur edhe rreth projekteve tjera që Tika është duke realizuar dhe pritet t’i realizojë në komunat tjera të Kosovës në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

I pyetur rreth largimit të fotografisë së Skënderbeut në shkollën “Elena Gjika” gjatë restaurimit të mëhershëm nga ana e Tika, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë nuk është e saktë.

Ahmeti: TIKA nuk na ka borxh asgjë

“Ajo nuk ka qenë e saktë as atëherë dhe është qartësuar shumë shpejt se në asnjë mënyrë TIKA nuk ka hequr asnjë fotografi të askujt, por kur rinovon diçka, TIKA sikurse edhe çdo donator tjerë ka dëshirë të shënjohet diku që kjo është bërë me ndihmën financiare të TIKA-s. Këtë e bëjnë në praktikë edhe në Komisionin Evropian, edhe me USAID-in, edhe me çfarëdo donatori dhe do ta bëjmë edhe me TIKA. TIKA nuk përzihet në asnjë mënyrë në fotografi që vendosen nëpër klasa. TIKA është këtu për të na ndihmuar dhe ne do ta vendosim tabelën e cila thotë se kjo shkollë është rinovuar me ndihmën financiare të TIKA-s. Nuk na kanë asgjë borxh”, tha Ahmeti.

Ceran nga ana e tij nuk ka dashur të prononcohet lidhur me këtë çështje, duke thënë se për këtë foli kryetari Ahmeti, ndërkohë që ai nuk ka bërë të ditur as shifrat e shpenzimeve të investimeve nga ana e TIKA në Kosovë për vitin e kaluar.

Ceran: Dorën që jep, dora tjetër nuk duhet me e pa

“Ne e kemi një kulturë që dorën që jep, dora tjetër nuk duhet me e pa, që do të thotë për ato shuma që kemi dhënë”, tha ai.

TIKA rinovon shkollën “Elena Gjika”

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të rinovimit dhe pajisjen me inventar të shkollës fillore “Elena Gjika”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të rinovohet komplet e gjitha shkolla.

“ ‘Elena Gjika’ ka qenë në një gjendje të rëndë sa i përket gjendjes infrastrukturore. Kemi gjetur mbështetjen ta rinovojmë me Tikën. I nënshkruam dy marrëveshje e para për rinovimin dhe pajisjen me inventar të ri komplet shkollën. Punimet do të zhvillohen me procedura të përshpejtuara të agjencionit dhe synojmë që në shtator të hyjmë në shkollë të rinovuar", tha ai.

Ndërsa, shefi i Zyrës Tika në Kosovë, Hasan Burak Ceran, shprehu besimin se rinovimi i shkollës do të bëhet me kohë.

“Sot këtu jeni duke nënshkruar një memorandum për shkollën ‘Elena Gjika’ dhe do të mundohemi që ta përfundojmë të gjithë shkollën. Në vitin 2016 i kemi rinovuar disa klasë dhe tani po nënshkruajmë për ta përfunduar të gjithë shkollën", tha ai.

Ndryshe, më shumë se 50 për qind e rinovimit do të mbështetet nga Tika. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test