Asambleistja e LDK-së: Shpend Ahmeti e ka bllokuar punën e Kuvendit të Prishtinës

Prishtina

Asambleistja e LDK-së: Shpend Ahmeti e ka bllokuar punën e Kuvendit të Prishtinës

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2018 Në ora: 18:13
Kuvendi i Prishtines

Asambleistja e LDK-së në komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta në një postim të saj në Facebook shkruan se si Kuvendi komunal ka dështuar të zbatoj planin e punës, si rezultat i neglizhencës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ajo shkruan se afatat ligjore përmiratimin e këtij dokumenti jashtë shkelur, pasi Ahmeti nuk i ka shpërndarë këto material tek organet e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Si rezultat i neglizhencës së kryetarit të Prishtinës, Kuvendi komunal ka dështuar të zbatojë planin e vet të punës për vitin 2018, në të cilin është paraparë që Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) 2018-2020 të shqyrtohet në mbledhjen e muajit qershor si dhe të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin fiskal aktual.

Mbledhja e Kuvendit të Prishtinës për miratimin e këtij dokumenti ende nuk është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit edhe pse tashmë të gjitha afatet ligjore janë shkelur. Kjo pasi kryetari Ahmeti ende nuk ua ka përcjell organeve të Kuvendit këto materiale.

Në një prononcim thashë se z.Shpend Ahmeti e ka bllokuar punën e Kuvendit pasi që po udhëheq pa shumicën në Kuvend. Ai i ka ikur raportimeve dhe ballafaqimit në Kuvend me të zgjedhurit e qytetarëve të Prishtinës sepse parametrat e zhvillimit ekonomik të një qëndrueshmërie financiare i ka katastrofale dhe sidomos ka dështim të realizimit të projekteve apo investimeve kapitale. Mospuna dhe mungesa e numrave në Kuvend ka ndikuar që Ahmeti ta bllokojë Kuvendin. Me këtë rast ju ka mohuar asambleistëve mundësinë të rishikojnë buxhetin e Komunës për vitin 2018 që është dashur të bëhet në muajin Qetshor si dhe Miratojnë Kornizës afatmesme buxhetore 2019-2021 që gjithashtu me ligj obligohet të miratohet brenda Qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat