Prishtina bëhet me pemë ekologjike

Prishtina

Prishtina bëhet me pemë ekologjike

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 15:34
Pema ekologjike do të zëvendësojë gjelbrimin e munguar.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet është vendosur pema e parë ekologjike.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ky inovacion u realizua nga studentët e Fakultetit Teknin dhe se është i pari nga disa të tjerë që do të vendosen në kryeqytet.

Pema ekologjike do të zëvendësojë gjelbrimin e munguar.

“Ky inovacion zëvendëson 70 drunjë. Është 100 përqind made in Kosova. Ka bimët adekuate, sistemin e ujitjes dhe mbijeton stinët e ndryshme. Koston e ka shumëfish më të ulët se të njejtat në qytetet Evropiane. E punuar nga studentet e Fakultetit Teknik, dega e inxhinerisë së Ambientit dhe Megatronikës. Në bashkëpunim me UNICEF dhe Komunën tonë. Të paren e vendosëm në Sheshin Zahir Pajaziti e tani po shohim mundësitë e zhvillimit të mëtutjesh në vende tjera dhe në madhësi. Zemra mal me kreativitetin e rinisë sonë.” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat