Shkollat në Prishtinë përfundojnë mësimin në ditë të ndryshme - Bota Sot
Shkollat në Prishtinë përfundojnë mësimin në ditë të ndryshme

Prishtina

E enjte, 19 korrik 2018

Shkollat në Prishtinë përfundojnë mësimin në ditë të ndryshme

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

Me ëmbëlsirë nxënësit i dhanë lamtumirën mësueses në ditën e fundit të mësimit në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Mësimit fund të hënën i dhanë edhe nxënësit e shkollës “Qamil Batalli” në kryeqytet ndonëse sipas kalendarit shkollor të Ministrisë së Arsimit, institucionet në pushim do të duhej të shkonin më 20 qershor.

Por jo në të gjitha shkollat e kryeqytetit mësimi përfundon me 25 të këtij muaji.

Shkolla “Xhemajl  Mustafa” procesin mësimor e kryen tek të enjten më 28 qershor. Kjo pasi ky institucion ishte qendër testimi në testin e arritshmërisë dhe atë të maturës për ç’shkak mësim nuk u mbajt tre ditë.

Kjo zgjatje e mësimit ka nxitur ankesat e prindërve.

E natyrisht nxënësve mbajtja e mësimit edhe për tre ditë të tjera nuk po u pëlqen.

Përveç ‘Xhemajl Mustafës” edhe shkollat tjera të vendit që ishin qendra testimi do të kenë mësim deri më 28 qershor porse mësimi për këto institucione është duke u zhvilluar me orar të shkurtuar.

Ministria e Arsimit me datë 4 të këtij muaji kishte marrë vendim dhe kishte njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale të arsimit për kompensimin e mësimit të humbur për mbajtje të testeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test