E mbrojtur nga shteti, e mbulon bërlloku

Prishtina

E mbrojtur nga shteti, e mbulon bërlloku

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 17:25
Shtëpia që gjendet në rrugën “Xhemail Prishtina”

Në vitin 2013 është djegur. Ndërsa në marsin e këtij viti është shembur.

Kjo është shtëpia e vjetër në të cilën  në kohën e Austro Hungarisë ka qenë konsullatë austriake.

Objekti që llogaritet ndër më të vjetrat në Prishtinë është në mbrojtje të shtetit. Por atë sot e ka mbuluar bërlloku.

Në pamjet që ka marrë kp shihet se askush nuk ka intervenuar në këtë shtëpi e cila do të duhej që të ruhej si vlerë e trashëgimisë kulturore.

Shtëpia që gjendet në rrugën “Xhemail Prishtina” tash po shërben si deponi e mbeturinave.

Kur është shembur në mars kryetari Shpend Ahmeti pati thënë se objekti është në kontekst gjyqësor në mes të dy pronarëve, prandaj edhe ka mbetur në këtë gjendje.

Ahmeti ka thënë se janë duke e pritur Institutin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që të  sjellë pëlqimin për rrënim

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat