Pronarët e 4 dyqaneve në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, kërkojnë drejtësi

Prishtina

Pronarët e 4 dyqaneve në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, kërkojnë drejtësi

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 24 qershor 2018 Në ora: 12:53
Prishtinë

Rastet kur Gjykata, Prokuroria apo Ndërmarrjet e ndryshme publike përfshihen në krim, korrupsion dhe uzurpim të pronës janë të shpeshta.

Visar Zuka, Rrahim Begolli, Ilhan Domaniku dhe Nijazi Bajrami kanë në pronësi të tyre katër lokale në rrugën “Xhorxh Bush”  në Kryeqytet, përkatësisht lokalet me numër 50, 52, 54 dhe 56, që nga viti 1964.

Këto katër lokale pronarët i lëshuan me qira.

Mirëpo, që nga janari i vitit 2018, katër pronarët legjitim nuk e marrin qiranë, të cilën duhet ta marrin nga individët, të cilëve ua kishin lëshuar me qira lokalet.

Visar Zuka ka lëshuar me qira lokalin që nga viti 2007, Rrahim Begolli që nga viti 2014, Ilhan Domaniku që nga viti 2008, ndërsa Nijazi Bajrami që nga viti 2004.

Bashkim Kongjeli, Arben Begolli, Besnik Gashi dhe Valdrin Geci janë katër qiraxhinjtë, të cilët filluan ti shkaktonin probleme pronarëve legjitim rreth pagesës së qirasë.

Ata nuk janë duke i përmbushur obligimet që u takojnë për lokalet, kundrejt pronarëve legjitim.

Gjithçka filloi në tetor të vitit 2016

Pas një kërkese nga N.P.B (Ndërmarrja Publike Banesore),  katër dyqanet kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar për pronësi dhe posedim të pronës.

Pas një viti hulumtimesh nga ana e NPB-së, vetë NPB në mënyrë të drejtpërdrejt ka lidhur marrëveshje me qiraxhinjtë e 4 lokaleve. Këto kontrata u nënshkruan në dhjetor të vitit 2017 për pronën e pronarëve Zuka, Begolli, Domaniku dhe Bajrami.

Këto kontrata fiktive dhe të jashtëligjshme, sipas katër pronarëve, janë të nënshkruara pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet drejtorit të NPB-së (Nexhat Kryeziut) dhe qiraxhinjve, pa dijen e tyre si pronarë legjitim.

Prej nënshkrimit të kësaj kontrate, pronaret legjitim nuk e kanë marr qiranë, që nga janari i vitit 2018.

Qiraxhinjtë refuzojnë t`i paguajnë pronarët e ligjshëm

Kontrata sipas pronarëve është nënshkruar që t`ua pamundësojnë pronarëve të ligjshëm të marrin pagesat e qirasë prej 1 viti, për aq sa kjo kontratë ishte e vlefshme.

Me 9 prill 2018, NPB ka shkëputur kontratën, mirëpo përsëri qiraxhinjtë refuzojnë të lidhin kontratë të re me pronaret legjitim. Po ashtu, refuzojnë të paguajnë qira si dhe refuzojnë t`i lirojnë lokalet.

“Bota sot” ka kontaktuar edhe me Nexhat Kryeziun, drejtori i NPB-së.

Image
Nexhat Kryeziu

Ai ka thënë shkurt se, kjo çështje ka dy vite që është dhe do ja lë vetëm institucioneve të vendosin rreth saj.

Në bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, pronarët Visar Zuka, Rrahim Begolli, llhan Domaniku dhe Njazi Bajrami, janë shprehur se kanë marrë pjesë në shumë seanca gjyqësore dhe se janë të zhgënjyer me drejtësinë vendore.

Ata shpresojnë që më në fund do kompensohen paratë që nuk i kanë marr që nga janari i vitit 2018.

Nuk u morën parasysh fletët poseduese

Sipas tyre, ky është një precedant i rrallë që nuk duhet të ndodhë, sepse prona u takon atyre ndërsa për këtë posedojnë edhe fletë poseduese.

Ata kanë treguar se kanë biseduar edhe me kryetarin e komunës Shpend Ahmetin. Ai është deklaruar se ka probleme me NPB-në, pasi Nexhat Kryeziut i ka kaluar mandati në shkurt, është pa mandat.

“Gjithashtu Shpend Ahmeti ka kërkuar prej Policisë me largu Nexhat Kryeziun prej ndërmarrjes, po deri më tani asgjë nuk ka ndodhur” , kanë thënë pronarët.

Pacolli: Ende nuk ka vendim definitiv, e përfshirë edhe katedralja

Image
Selim Pacolli

Gazeta “Bota sot” ka biseduar edhe me nënkryetarin e komunës së Prishtinës Selim Pacolli, por ai ka thënë se komuna ende nuk ka marrë ndonjë vendim definitiv rreth kësaj çështjeje, pasi që ende ka hapësirë për diskutim.

“Ne mendojmë që nuk është çështje që i takon komunës kjo. Gjithashtu mjaft konfuz mbetet edhe katedralja, pasi që sipas informacioneve edhe ajo është e përfshirë”, ka deklaruar Selim Pacolli për gazetën “Bota sot”.

Gjithashtu gazetës “Bota sot” i është përgjigjur edhe drejtoria për Pronë me drejtor Dren Kukaj, ku ka thënë se ende nuk është ndërmarrë asgjë definitive rreth kësaj çështjeje, pasi që ende ka hapësirë për përfundim final.

Image
Dren Kukaj

4 Qiraxhinjtë e lokaleve me numër 50,52,54,56 janë kontaktuar  nga “Bota sot”,  mirëpo ata nuk kanë dashur të prononcohen me arsyetim se rreth kësaj teme mund të flas vetëm avokati i tyre Skënder Musa.

Musa: Qiraxhinjtë duan të dinë se kush është pronari legjitim

E avokati Skënder Musa, ka qenë i hapur me “Bota sot”, duke thënë se pala që përfaqëson ai, është e dëmtuar dhe ata do ta paguajnë qiranë vetme kur gjykata e vendos se kush është pronar legjitim.

“Aty së pari nuk dihet kush është pronar legjitim sepse prona për të cilët bëhet fjalë sipas ekspertizës dhe certifikatave është  pronë e shkollës dhe pronë komunale. Aty bëhet fjalë për disa objekte të përkohshme, të cilat ndërmarrja pretendon se ka dokumentacion dhe është duke hetuar rastin për ta plotësuar krejt dokumentet me të dhënat qe janë të tyre.  Për palën që unë i përfaqësoj nuk është me rendësi kush ka me qenë  pronarë, mirëpo kush është pronari ligjitim në mënyrë që ata të paguajnë qiranë e mos të ju bie të paguajnë  qiranë nga dy herë edhe NPB-së (Ndërmarrjes Publike Banesore) edhe pronarëve që pretendojnë që prona është e tyre”, ka thënë Musa për Gazetën “Bota sot”.

Image
Skënder Musa

Kështu sipas tij, cilido që shpallet me vendim gjyqësor pronar, qiragjinjtë janë të gatshëm t`a paguajnë qiranë.

“Ata nuk do ta paguajnë qiranë vetme në bazë të vendime se ata janë pronarë . Lënda ndodhet në Gjykatën Themelor në Prishtinë. Qiraxhijt kanë bërë kundër padi ndaj NPB-së për shakë të shkëputjes së kontratës pa asnjë  lloj arsye dhe kundër pretenduesve që  pretendojnë se janë pronare të pasurisë së paluajtshëm”.

Tutje Musa ka shtuar se nëse Gjykata merr vendim që prona ka qene e NPB-se atëherë qiraxhinjve ju takon t`i marrin paratë nga pronarët që i kanë dhënë deri në janarin e këtij viti.

Në presim vendim të gjykatës dhe shohim deri atëherë.

“Ata nuk kanë bërë shkelje që kanë nënshkruar kontratë me NPB për shkak se atyre ju ka ardhur një oferte e cila ka ofruar dokumentacion që është pronë e Ndërmarrjes Publike dhe në anën tjetër ata janë të vetëdijshëm se ajo është pronë komunale. Unë nuk mund të paragjykoj nëse është bërë ndonjë gabim në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit mirëpo besojë që komuna e Prishtinës dhe drejtoria e Inspektoratit së bashku me Policinë kanë me vërtetu  se kush është pronar legjitim. Ndërsa, sa i përket lëndes nuk është me rëndësi kush është pronar mirëpo kjo duhet me u evitu në drejtim të Organit shtetëror me qëllim që këta të munden të vazhdojnë biznesin e tyre. Ndërsa, pala më e dëmtuar është pala që unë përfaqësoj. Gjithashtu vlen të theksohet se nëse me vendim gjyqësorë merr vendim që pronar ka qenë NPB dhe këta kanë pagur qiranë atëherë është e drejtë e tyre me kërku qiranë, mirëpo varet nga ana e tyre sepse është vendim juridik”, ka potencuar ai.

Pronaret e katër lokaleve vazhdojnë të thonë se prona është e tyre, andaj edhe kërkojnë që kjo çështje të mbyllet dhe lokalet përsëri të ju kthehen atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat