Prishtinë, nesër nuk ka ujë në disa zona - Bota Sot
Prishtinë, nesër nuk ka ujë në disa zona

Prishtina

E premte, 20 korrik 2018

Prishtinë, nesër nuk ka ujë në disa zona

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:13
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës “Luan Haradinaj”, ata të lagjes “Pejton”, ”Dardania”, “Lakrishte”, ”Kalabria” se, gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investuese të KRU “Prishtina” sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, thuhet në njoftimin për media.

“Me këtë rast, përveç zonave të lartcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test