Brahim Mehmetaj kryetar i AAK-së në Prishtinë - Bota Sot
Brahim Mehmetaj kryetar i AAK-së në Prishtinë

Prishtina

E premte, 20 korrik 2018

Brahim Mehmetaj kryetar i AAK-së në Prishtinë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:18
Brahim Mehmetaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë, mbajti kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor, ku delegatët i kanë i dhënë unanimisht besimin Brahim Mehmetaj, që ta udhëheqë AAK-në, dega në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Sipas një njoftimi të AAK-së, nga kuvendi doli edhe këshilli i ri drejtues i degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Prishtinën në kuvendin zgjedhor të partisë, që mbahet të shtunën në Prishtinë.

Mehmetaj ka thënë se AAK në Prishtinë, po rritet çdo ditë dhe këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Prishtinë e më gjerë, dhe gatishmëria e ardhjeve të reja për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për tu përballë me sfida në të ardhmen e përbashkët.

“Aleanca nga ky kuvend, po del më e përgatitur se asnjëherë më parë. AAK do të jetë përkrah qytetarëve të Prishtinës çdo ditë. Dua të falënderoj të gjitha strukturat e partisë për angazhimin dhe organizimin e këtij kuvendi madhështor, e gjithashtu ti falënderoj delegatët për besimin e dhënë ”, ka thënë Brahim Mehmetaj, kryetar AAK-së dega në Prishtinë.

Mehmetaj, ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, kurse aktualisht është drejtor në Drejtorinë e Inspekcionit në komunën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test