Abrashi akuzon Shpend Ahmetin për vërshimet në Prishtinë - Bota Sot
Abrashi akuzon Shpend Ahmetin për vërshimet në Prishtinë

Prishtina

E shtunë, 22 shtator 2018

Abrashi akuzon Shpend Ahmetin për vërshimet në Prishtinë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:42
Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e LDK-së Arban Abrashi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.

Ish konkurrenti i Shpend Ahmetit ka thënë se bllokada që ndodhi në Prishtinë është rezultat i keqmenaxhimit madje sipas tij edhe i papërgjegjësisë së korrupsionit.

”Bllokada e sotme në Prishtinë, është rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit. Sot një pjesë e madhe e rrugëve, ujëmbledhësëve e kanalizimeve të Prishtinës nuk mirëmbahen (në fakt nuk janë mirëmbajtur tash e 4 vite). Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor. Problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test