Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
Kreu i Prishtinës, i shoqëruar nga deputetët Aida Dërguti dhe Visar Ymeri u pritën nga Myftiu Naim Ternava.
Shpend Ahmeti uroi të gjithë qytetarët e besimit Islam në emër të komunës së Prishtinës, si dhe në emër të PSD-së.
Ai uroi për shëndet, lumturi dhe në veçanti për sa më shumë solidaritet me njëri-tjetrin.