Shpend Ahmeti jep detaje për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik

Prishtina

Shpend Ahmeti jep detaje për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik

Nga: N.H Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:48
Projekti për parkingun nëntokësor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka dalur njoftimi për kompanitë e interesuara për parakualifikim për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceboook, thotë se ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës.

Tutje, ai thotë se me këtë sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qendror të Prishtinës.

Ja postimi i plotë:

Sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Në fazën e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojës dhe dëshmi të kapacitetit financiar.

Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qendror të Prishtinës.

Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.

Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunën e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat