Nushi “shpërthen” ndaj VV-së: Po sillet në mënyrë skizofrenike

Prishtina

Nushi “shpërthen” ndaj VV-së: Po sillet në mënyrë skizofrenike

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 qershor 2018 Në ora: 15:15
Lëvizja Vetëvendosje

Që prej formimit të Paritë Socialdemokrate, në krye me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, kuvendi komunal në Prishtinë po përballet me debate të njëpasnjëshme në mes asamblistëve.

Kjo u vërtetua edhe kur Asambleja e Komunës së Prishtinës në përbërje me Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në e LDK-në morën vendim që të shkarkojnë Aksionarin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Qëndrim Sahiti që vjen nga radhët e partisë së Shpend Ahmetit, PSD.

Derisa të pakënaqurit e Vetëvendosjes, po akuzojnë ish partinë e tyre që po bashkëpunojnë me PDK dhe LDK, kundër Shpend Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje thotë që po bënë vetëm atë qe është në të mirë të qytetarëve.

Image
Nol Nushi

Asamblisti i komunës së Prishtinës, Nol Nushi i cili është radhitur në grupin e Shpend Ahmetit, ka thënë për “Bota sot” se Vetëvendosje po sillet në mënyrë skizofrenike.

Tutje, Nushi shtoi se VV nuk mund ta akuzojë Shpend Ahmetin për keqqeverisje, pasi që ata janë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Në dy seancat e fundit është vërejtur një aleance mes VV dhe LDK e PDK. Ajo filloi me shkarkimin e Qëndrim Sahitit nga komiteti i aksionareve. Arsyeja e këtij shkarkimi u kuptua edhe pas publikimit nga Insajderi të videos ku shihet korrupsioni nga anëtaret e VV-së në këtë ndërmarrje. Kjo aleance vazhdoi edhe ne seancën e mbajtur ku tentohej të përjashtohej PSD nga komiteti dhe për këtë u bënë bashkë përsëri VV, LDK, PDK. Vetëvendosja po sillet në mënyrë skizofrenike sepse po e akuzon qeverisjen e Shpendit për korrupsion përderisa është pjesë e saj me 3 drejtorë. Shpendi i ka dorëzuar ofertën e fundit për marrëveshje me VV-në. U takon atyre që ta mbështesin ose jo këtë marrëveshje” ka përfunduar Nushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat