Lluka: Së shpejti Fushë Kosova furnizim me ujë 24 orë

Prishtina

Lluka: Së shpejti Fushë Kosova furnizim me ujë 24 orë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:42
Foto nga takimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka paralajmëruar se me investimet që do të bëhen së shpejti në rrjetin e ujësjellësit, Komuna e Fushë Kosovës brenda vitit do të ketë furnizim me ujë 24 orë.

Këto komente ministri Lluka i bëri gjatë vizitës në komunën e Fushë Kosovës, i shoqëruar nga drejtori i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, me ç’rast me kreun e komunës Burim Berisha kanë diskutuar për furnizimin e rregullt me ujë për këtë komunë dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.

“Është e çuditshme qysh deri tash nuk kemi pas furnizim të rregullt. Fushë Kosova ka mbetur anash për një investim simbolik dhe jemi ulur sot me kryetarin e Fushë Kosovës, kryeshefin ekzekutiv i KRU “Prishtina”, që të shikojmë se si mundemi ta zgjidhim këtë problem”, tha ai.

Sipas Ministrit, brenda disa javësh do të merret vendimi për financimin e këtij projekti dhe pastaj do të fillohet me procedurat të tjera të nevojshme, dhe deri në muajin shtator do të mund të realizohet ky projekt që qytetarët e  Fushë Kosovës të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Nga ana e tij, Kryetar i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha falënderoi ministrin për angazhimin duke premtuar se së bashku do të punojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërsa, drejtori i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, tha se arsyeja e mos furnizimit të Fushë Kosovës me ujë të pijshëm, ka qenë financimi dhe se  me projektin që do të kushtojë 400 mijë euro do të zgjidhet ky problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat