Mbikalimi afër shkollës së mjekësisë pritet të bëhet me ashensor

Prishtina

Mbikalimi afër shkollës së mjekësisë pritet të bëhet me ashensor

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 23:41
Ilustrim

Zebrat nuk janë më, por kalimi i qytetarëve nëpër rrugën “Fehmi Lladrovci”, nuk ndalet.

Me gjasë ato nuk do të vizatohen më dhe se vendkalimi do të mbyllet.

Komuna e Prishtinës po e shqyrton mundësinë e funksionalizmit të mbikalimit, për disa qëllime.

E para është siguria më e madhe e këmbësorëve.

Vendosja e ashensorit që u dedikohet edhe personave me aftësi të kufizuara, nënave me karroca fëmijësh dhe të tjerë që kanë nevojë për të është planifikuar nga komuna në planin e rifunksionalizimit të saj.

Në plan kanë edhe vendosjen e ndonjë biznesi të vogël këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat