Shtrenjtohen biletat për në pishinën e Gërmisë, ja kur hapet

Prishtina

Shtrenjtohen biletat për në pishinën e Gërmisë, ja kur hapet

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 23:12
Pishina e Germisë

Largimi i barit dhe pastrimi i hapësirës përreth pishinës së Gërmisë, janë prej përgatitjeve të fundit që po bëhen para hapjes së saj për pushues.

Por, ende nuk është vendosur nëse ajo do të nisë sezonin veror të dielën e 10 qershorit apo të martën e 12 qershorit - Ditën e Çlirimit të Prishtinës.

Megjithatë, as këtë vit në pishinën që menaxhohet nga ndërmarrja publike “Sport Marketing”, nuk është investuar asgjë nga Komuna e Prishtinës.

Përderisa thotë se ende kanë problem me pagat, Nexhat Uka kryeshef ekzekutiv në NPL “Sport Marketing” njoftoi se këtë vit do të ketë ndryshim të çmimit të hyrjes për të rriturit – gjatë vikendeve, nga 2 në 3 euro.

Në Komunën e Prishtinës, vazhdojnë të thonë se kanë plane për investime në pishinë.

Madje, synojnë që, qysh nga dimri që po vjen, ajo të përdoret edhe për patinazh.

Nëse diçka e tillë bëhet, sipas Ukës, do të ishte e mirëpritur, për shkak se kjo do të lehtësonte gjendjen e rënduar financiare të “Sport Marketingut”.

Megjithatë, Uka mund të mos e mbërrijë këtë risi në krye të ndërmarrjes, pasi tashmë është shpallur konkursi për bordin e ri të ndërmarrjes.

Por, drejtori i “Sport Marketing”, i cili thotë se ka pasur “takime korrekte” me nënkryetarin Pacolli, shton nuk ka ndonjë lajm zyrtar për ndryshimet në drejtimin e ndërmarrjes.

Për shkak të moslejimit të nxënësve të vizitojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, pronë e “Sport Marketingut” vitin e kaluar, zyrtarë të kësaj të fundit, patën akuzuar kryetarin Ahmeti, se po e bën për teke personale dhe po i lë punëtorët pa paga.

Por, Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, thotë se ka komuna plane për pronën e ndërmarrjes në Brezovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat