Human Care: 40 përqind e të rinjve pijnë duhan në shkollë

Prishtina

Human Care: 40 përqind e të rinjve pijnë duhan në shkollë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Bazuar në ligjin mbi kontrollin e duhanit nr.04/L-156, Organizata "Human Care" në bashkëpunim me nxënës vullnetar të SHFMU "Akademia Ora" kanë realizuar në hulumtim mbi zbatueshmërinë e ligjit në shitje dhe ndezjen e duhanit tek personave e mitur.

Ky hulumtim është zhvilluar në qytetin e Prishtinës në markete, kafiteri dhe sheshe.

Sipas hulumtimit nga 60 markete ushqimore, 83.3 përqind kanë pranuar t’u shesin duhan fëmijëve nën moshën 18 vjeçare.

Nga 56 kafiteri, 39.3 përqind kanë pranuar t’u ndezin duhan fëmijëve, dhe nga 120 persona në sheshet e Prishtinës, 30.8 përqind  pranuan t’u ndezin duhan fëmijëve.

Sipas statistikave çdo ditë vdesin mbi 1200 persona nga duhanpirja.

Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi 53 mijë fëmijëve në Kosovë janë të ekspozuar ndaj duhanit, ku 40 përqind e të rinjve në shkollë tymosin duhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat