Kërkohet që të mos ketë lindje pa prezencën e baballarëve - Bota Sot
Kërkohet që të mos ketë lindje pa prezencën e baballarëve

Prishtina

E shtunë, 18 gusht 2018

Kërkohet që të mos ketë lindje pa prezencën e baballarëve

Më: 31 maj 2018 Në ora: 11:43
Ilustrim

Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen e pestë me radhë, ku u diskutua për të drejtat riprodhuese për të gjithë.

Doktoresha Visare Mujku shprehi nevojën që në nevojën e planifikimit familjar, Qendrat e  Mjekësisë Familjare kanë nevojë për furnizim me kontraceptivë.

Derisa bëri apel që me ndërtimin e spitalit të ri të mos ketë më lindje pa prezencën e baballarëve.

“Po mendohet gjithmonë se shëndeti riprodhues u takon vetëm gjinisë femërore mirëpo kjo është gabim. Angazhimin e burrave ne e kemi përkrahur sepse pa gjysmën tjetër nuk kishim mundur të mbwrrijmë atë që kemi arritur. Qasja e burrave në kujdesin e shtatzënisë dhe prania e tyre gjatë lindjes po ndryshon. Ne e dimë që jemi shoqëri që duam me pas një djalw në familje mirë me të dhëna statistikore është vërtetuar se dëshira me pas një djalë i shtynw prindërit të abortojnë fëmijën nëse është vajzë”, tha ajo.

Asamblistja Leonora Shabani Bajraktari nga radhët e VV-së, pati një pyetje se a është ndërmarr diçka për vajzat të cilat janë me aftësi të kufizuara. Teksa Mujku bëri të ditur në përgjigjen e saj se si UNFPA e kanë menduar qasjen e vajzave dhe djemve me aftësi të veçanta në shëndetin riprodhues.

Porse, sipas saj, zanafilla e kësaj është edhe në studimet e Fakultetit të Mjekësisë, ku nuk ka studime të mirëfillta për shoqërinë me aftësi te kufizuar.

Asamblisti i PDK-së, Blerand Stavileci pati një propozim, ku të rinjtë dhe të rejat mund të marrin informacione përmes një aplikacioni.

"Mendoj se është shumë e mirë nëse drejtuesit e këtij projekti në bashkëpunim me institucionet dhe të gjithë tjerët, secili të caktojë nga një person të fushës së IT, të cilët fo të mund ta bënin një platformë digjitale për këtë çështje, pasi që disa tema ende janë tabu, e kështu mund të ketë një interaktivitet ku mund të merret informacioni",tha ai.

E këto nisma i quajti të pakta Vlora Dumoshi nga radhët e LDK-së. Ndërsa drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitija, tha se përmes subvencioneve dhe rishikimit të buxhetit do të ndihmojnë organizatat në vetëdijesimin e qytetarëve për shëndetin riprodhues.

"Kur e kemi filluar fushatën kundër kancerit të qafës së mitrës, mund të thuhet se i vetmi send pozitiv në Raportin e Progresit është përmendur kjo e arritur në shëndetësinë kosovare. Ne jemi munduar që me subvencione të mbështesim disa organizata që kanë qenë korrekte, por kjo nuk mjafton", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test