Një muaj paraburgim për serbin që tentoi ta vrasë gruan

Prishtina

Një muaj paraburgim për serbin që tentoi ta vrasë gruan

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

I pandehuri M.T dyshohet se me datë 24 maj reth orës 17:00, në fshatin Gushtericë e Epërme, komuna e Graçanicës, me dashje ka tentuar ta privojë  nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën K.T, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve në mes tyre, e ka goditur me thikë, disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me ç‘rast si pasojë e dëmtimeve nga goditjet me thikë jeta e saj tani për tani është në rrezik.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat