Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas investimeve të bëra në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Fehmi Agani”, është koha për kyçjen e gypit të ri në sistem të ujësjellësit
Si rrjedhojë Komuna ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për këtë lagje në intervalin kohor 08:00 – 16:00.