Ahmeti i gëzuar që u miratua Ligji për Prishtinën

Prishtina

Ahmeti i gëzuar që u miratua Ligji për Prishtinën

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:44
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur gëzimin e tij për miratimit e Ligjit për Prishtinën.

Ndonëse jo sipas kërkesave që kanë pasur Ahmeti ka thënë se ky Ligj e bën Prishtinën zyrtarisht kryeqytet me status të veçantë.

Postimi i Ahmetit:

Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falënderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat