Një prej gjarpërinjve më helmues gjendet në Gërmi

Prishtina

Një prej gjarpërinjve më helmues gjendet në Gërmi

Më: 11 maj 2018 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Numri i gjarpërinjve në parkun e Gërmisë është shtuar. Të paktën kështu thonë qytetarët që e frekuentojnë këtë pjesë. E sipas biologëve bëhet fjalë për një lloj zvarraniku që është në mesin e më të rrezikshmeve. Por kjo nuk po shihet si situatë alarmante nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.

Te vendi i quajtur ‘Te Koshat’ qytetarët thonë se kanë hasur shpesh në gjarpërinj.

 Ka prej te tillëve që nuk guxojnë të ecin edhe shtigjeve si më parë.

Më shqetësues është fakti se në pjesën më të gjelbër të Prishtinës po shihen lloje të rrezikshme të këtij zvarraniku si gjarpri Vipera ammodytes i njohur si ‘gjarpri i gurit’ të cilin e fotografoi dikush që punon në park.

Sipas profesorit universitar të biologjisë Daut Rexhepajt kjo sezon pas dimërore i nxjerr gjarpërinjtë më shumë në lëvizje ndërsa tërheq vërejtjen se kur janë të uritur ndodh që të kërcejnë me metra të tërë lart për gjahun e vetë.

E në zonat që janë më pak të shkelura nga këmba e njeriut gjarpërinjtë lëshojnë deri në 10 të vegjël të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat