Ahmeti: PSD do të jetë një prej forcave kryesore, do të bashkëpunoj edhe me VV-në

Prishtina

Ahmeti: PSD do të jetë një prej forcave kryesore, do të bashkëpunoj edhe me VV-në

Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:35
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kryetari i Prishtinës, njëherit dhe kryetari i sapo zgjedhur i PSD-së Shpend Ahmeti, thotë se partia që ai tashmë udhëheq, do të jetë një prej forcave kryesore politike në vend.

Megjithatë, në një konferencë për media ai tha se prioritet për të, mbetet qeverisja e komunës së Prishtinës.

Ahmeti: PSD do të jetë një prej forcave kryesore në vend

“Për mua komuna është prioritet, e kam thënë gjithmonë, vazhdoj ta them,. . Unë jam kryetar komune. Këtu e kam mandatin nga qytetarët për të qeverisur me komunën e Prishtinës.  Ka mjaftueshëm punë dhe këtë do ta konsideroj prioritet. Megjithatë PSD tashmë është një forcë parlamentare me dy deputetë dhe dy komuna, përfshirë këtu dhe Prishtinën dhe Kamenicën,  që na bënë një prej subjekteve kryesore në vend. Andaj besoj që  do të luajmë rol tepër të rëndësishëm, posaçërisht këtë vit duke marrë parasysh dhe temat të cilat po zhvillohen. Por unë besoj që dhe në të ardhmen PSD do të jetë një prej forcave kryesore në vend”, tha Ahmeti.

Ndërsa thotë se nuk ka arsye që në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të ketë bllokadë dhe se parasheh vetëm diskutim të mirëfilltë, demokraci  dhe kalim të propozimeve të mira.

Ndërsa i pyetur për mundësi të riformatimit, në komunë, pas zhvillimeve të fundit ai tha se nuk do të ketë ndryshime dhe se është shumë i kënaqur me punën e drejtorëve, të cilët vijnë nga radhët e VV-së.  

Ahmeti: Nga ana ime nuk do të ketë ndryshime

Nuk e di varet dhe nga marrëveshja që do të ketë. Jam tepër i kënaqur dhe me punën që bëjnë drejtorët Vitia, Nora në kadastër dhe Ylli në kulturë. Sipas meje nuk ka kurrfarë arsye, që kjo të ndërpritet. Në qoftë se ata mendojnë ndryshe, atëherë është zgjedhje e tyre. Por nga ana ime nuk ka ndryshime”, tha Ahmeti.

Ahmeti shprehet i hapur për bashkëpunim me ish kolegët e tij nga Vetëvendosje. Madje thotë se ata së bashku duhet ta luftojnë të keqen që po i ndodh vendit dhe jo që ta kthejnë luftën kundër  njëri tjetrit.

Ahmeti: Duhet të luftojmë kundër të këqijave, jo kundër njëri tjetrit

“Unë jam i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim. Nuk është idea dhe qëllimi tash për këtë arsye ka qenë dhe arsye kryesore pse kam pranuar të jem kryetar i PSD me idenë që  nuk po mendoj që është mirë që  fokusi  i dyja grupeve të jetë sulmi ndaj njëra tjetrës.  Me të vërtetë mendoj që nuk ka asgjë abnormale që dikush të mos pajtohet me dikënd tjetër, të vazhdoj rrugëtimin e tyre. Por duke marrë parasysh që deri dje kemi rrugëtuar bashkë dhe po ashtu  jemi forca, të cilat pajtohemi në disa pjesë të programit, natyrisht se ka dhe disa pjesë që nuk pajtohemi dhe për këtë arsye ka ndodhur ndarja . Por do të ishte mirë që të mos bëhet qëllimi kryesor lufta ndaj njëri tjetrit..... Nëse synimi jonë është ndërrimi i Qeverisë atëherë më mirë është me luftu dhe me kthy luftën kundër të këqijave që  ndodhin në vendin tonë, se sa kundër njëri tjetrit. Pra do të jem bashkëpunues , në frymën e bashkëpunimit sa më shumë që kemi mundësi. Besoj dhe shpresoj se nuk do të ketë inate personale”, tha ai. .

Ahmeti ka komentuar dhe takimin që ndodhi një ditë më herët mes  të Presidentit Hashim Thaçi dhe kancelares Angela Merkel. Thotë se nëse ne duhet të ecin përpara,  duhet të jenë më serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ahmeti: S’mund ta mashtrojmë BE-në dhe as Gjermaninë

“Po shihet një iniciativë shtesë si duket ka të bëjë me kushtin e  fundit numër 95 për luftimin e korrupsionit. Por nuk mund t’i mashtrojmë, as t’i qesim hi syve as BE dhe as shteteve si Gjermania . Ata e dinë saktë dhe qartë, çka do të thotë lufta ndaj korrupsionit. Ne do ta shtojmë presionin që kjo të jetë prioritet kryesor, bashkë me zhvillimin ekonomik. Sepse nuk mund të hyjmë në Evropë në një derë të pasme aty , duke u kërcënu e duke u shpresu mos po na lënë se jemi problem si Ballkan. Pra duhet të punojmë vërtetë në reformë”, tha ai./

Shpend Ahmeti në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat