Përleshja mes dy personave eskalon në sulm me granatë, në Prishtinë

Prishtina

Përleshja mes dy personave eskalon në sulm me granatë, në Prishtinë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 21:46
ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në Rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci tha për kallxo se policia dyshon që mjeti shpërthyes ishte granatë dore.

“Dyshohet që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore dhe të jetë hedhur nga një person në drejtim të disa personave të tjerë pas një konflikti të çastit mes tyre”, tha Borovci.

Ai tregoi se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar ndonjë person i lënduar.

Borovci tha se policia arrestoi dy persona.

“Policia ka identifikuar disa nga personat që dyshohet të jenë involvuar në këtë ngjarje. Dy nga keta persona janë arrestuar nga ana e policise dhe ndaj tyre është iniciuar procedura hetimore”, tha Borovci.

Policia është duke ndërmarrë veprime hetimore për ta ndriçuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat