Myftiu tregon kohën kur do të fillojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Prishtina

Myftiu tregon kohën kur do të fillojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 20:46
Naim Tërnava

Në fillim të vitit 2013, ishte vënë gurthemeli i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, në atë kohë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi si kryeministër, si dhe nga Naim Tërnava, si myftiu i Kosovës, por që nga atëherë asnjë veprim tjetër nuk është ndërmarrë për këtë xhami.

Së fundmi, Naim Tërnava ka thënë se është i bindur se ndërtimi i kësaj xhamie do të fillojë gjatë kësaj vere.

“Ju e dini qe pesë vite komuna neve na vonoi, duke mos i dhënë ato kushtet urbanistike që ne të fillojmë në përpilimin e projektit të xhamisë dhe ne tash u bënë disa muaj që kemi marrë kushtet urbanistike dhe në përfundim është projekti i Xhamisë së Madhe. Unë kam bindjen e thellë që gjatë kësaj vere do të fillojë ndërtimi i kësaj xhamie”, ka deklaruar Tërnava.

Ai ka thënë se me ndërtimin e kësaj xhamie do të përfitojnë edhe xhamitë e tjera në Prishtinë, të cilave do t’iu jepet më shumë hapësirë, teksa ka shtuar se ndërtimi i xhamisë mund të fillojë pas muajit të Ramazanit.

“Më pastaj edhe xhamitë e tjera në kryeqytet do të letohen për shkak se Xhamia e Madhe do të marrë një numër të madh të besimtarëve. Në muajin e Ramazanit nuk mund të ndodhë të fillojë ndërtimi i saj, por pak më vonë, nga se është në përfundim e sipër, pasi është dashur të sigurohen mjetet. Por vonesa na ka sjellë telashe tepër të mëdha, sepse tash ish harruar kjo xhami”, ka deklaruar Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat