Abrashi kritikon ashpër Ahmetin për qeverisjen në Prishtinë

Prishtina

Abrashi kritikon ashpër Ahmetin për qeverisjen në Prishtinë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:02
Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit ish – kandidat për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Arban Abrashi ka theksuar se zhvillimet në tremujorin e parë në komunën e Prishtinës nuk janë optimiste.

Ai në një intervistë ka thënë se të hyrat e tremujorit të parë të këtij viti në krahasim me një vit paraprak, ka sipas tij, një rënie prej 12 për qind.

“Zvogëlim të të hyrave të planifikuara. Komuna e Prishtinës ka dështuar edhe në inkasimin e shërbimit të pastrimit, ku në krahasim me tremujorin e parë të një viti më parë, kemi 400 mijë euro më pak para, kohë në të cilën shërbimi i pastrimit kryhej nga ndërmarrja publike ‘Pastrimi’”, ka shtuar Abrashi.

Sipas tij, ndër gjërat më shqetësuese për mosefikasitetin e komunës së Prishtinës, është sasia e buxhetit që është shpenzuar gjatë këtij tremujori.

“Në këtë tremujor janë shpenzuar vetëm 2.6 për qind e buxhetit”, ka theksuar Arbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat