Hamami i Madh në Prishtinë restaurohet brenda vitit

Prishtina

Hamami i Madh në Prishtinë restaurohet brenda vitit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:28
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe TIKA

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe TIKA kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për restaurimin e Hamamit, ndërsa marrëveshja për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë për shkaqe teknike nuk u nënshkruar me Bashkësinë Islame.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe TIKA kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për restaurimin e Hamamit, ndërsa marrëveshja për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë për shkaqe teknike nuk u nënshkruar me Bashkësinë Islame.

Koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Hasan  Burak Xheran gjatë nënshkrimit ka thënë se objektet të cilat ata do t’i restaurojnë në qendër të Prishtinës do ta zbukurojnë imazhin e qytetit.

Ai tha objektet që ka marrë përsipër TIKA  do të përfundojnë brenda vitit.

Xheran: Këto objekte do ta mbështesin turizmin në Prishtinë

“Ne si TIKA do t’i fillojmë punimet që t’i kthejmë këto dy objekte që kanë mbetur të parestauruara në qendër të qytetit dhe në dukjen e tyre ishin duke e prishur imazhin e këtij qyteti, ne besojmë se këto objekte janë mjaft të rëndësishme që do ta mbështesin turizmin në Prishtinë, shpresoj se gjatë këtij  viti të projektimit do të  mbarojmë përfundimin e këtyre dy objekteve”, tha Xheran. 

Ndërsa, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Xhamia e Qarshisë konsiderohet si objekti më i vjetër në Ballkan.

Ahmeti fajësoi qeverisjet e kaluara në komunë për të cilat tha se kanë shpenzuar shumë mjete pa ndryshuar asgjë rreth restaurimit të objekteve.

Ahmeti: Xhamia e Qarshisë më e vjetra në Ballkan

“Diskutimet me TIKA-n i kemi fillu për dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Prishtinë, ndoshta e para është për objektin më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore , apo objektin më të vjetër që e kemi Xhaminë e Qarshisë që është xhamia më e vjetër në Ballkan në vitin 1392-93 mendohet që është ndërtua. Komuna e Prishtinës i ka shpenzu në të kaluarën një shumë të konsiderueshme të mjeteve , megjithatë nuk ka arrit që ta përfundoj dhe kemi kërkuar ndihmë nga TIKA”, tha Ahmeti

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Veton Firzi ka thënë se do të realizohet bashkëpunimi trepalësh për restaurimin e Hamamit të Madh dhe oborrit të tij.

Firzi: Qëllimi i këtij memorandumi është restaurimi i Hamamit të Madh

“Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i  bashkëpunimit në kuadër të hartimit të projektit zbatues dhe restaurimit për ndërtesën e hamamit të Madh dhe rregullimin e oborrit të tij. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që në kuadër të politikave tona programore të trashëgimisë kulturore po vazhdojmë bashkëpunimin si me TIKA-n ashtu edhe me Komunën e Prishtinës për ruajtjen dhe konservimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Prishtinë”, tha Firzi.

Koordinatori i TIKA-s për Kosovë ka thënë se nuk janë duke punuar vetëm për restaurimin e Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Qarshisë në Prishtinë, por edhe duke i mbështetur institutet e Kosovës  për ta pasqyruar përvojën e tyre si Turqi që e kanë në fushën e restaurimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat