Hamami dhe Xhamia e Çarshisë do të restaurohet nga TIKA turke

Prishtina

Hamami dhe Xhamia e Çarshisë do të restaurohet nga TIKA turke

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:44
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Hasan Buran Xheran

TIKA këtë vit do të restaurojë Hamamin e Prishtinës dhe Xhaminë e Çarshisë.

Koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Hasan Buran Xheran, ka thënë se TIKA do të fillojnë punimet për objektet që kanë mbetur në atë gjendje jo të mirë dhe sipas tij ky restaurim është shumë i rëndësishëm edhe për qytetin.

Ai tha se këto objekte janë shumë  të rëndësishme për ta mbështetur turizmin në komunën e Prishtinës. Hasan tha se brenda vitit do të përfundojnë të dy objektet, Hamami i Madh dhe Xhamia e Çarshisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se  memorandumi i nënshkruar sot është tre palësh bashkë edhe Bashkësinë Islame për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.

Restaurimi i dy objekteve të vjetra të komunës së Prishtinës është mirëpritur edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat