Prishtina nesër shënon Ditën e Tokës, mbillen 800 drunj

Prishtina

Prishtina nesër shënon Ditën e Tokës, mbillen 800 drunj

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:39
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shkruar se nesër komuna që ai drejton do të shënojë Ditën e Tokës dhe se do të mbillen 800 drunj.“Falemnderojmë asambleistin Adrian Berisha që me një grup bashkëpunëtorësh ka arritur me i organizu dhjetëra organizata e biznese me i mbjellë afër 800 drunj për një ditë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka ftuar qytetarët që me vetiniciativa ta shënojnë këtë ditë në lagjet e tyre.

“Si komunë sivjet do të mbjellim afër 5000 drunj. E së shpejti me iniciativën që bashkarisht t’i mbjellim 38 mijë drunj për një vit”, vijoi Ahmeti postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat