Prishtina dhe Tirana shënojnë Diten e Tokës

Prishtina

Prishtina dhe Tirana shënojnë Diten e Tokës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Dita e Tokës e cila festohet që nga viti 1970 do të shënohet nesër në Prishtinë dhe Tiranë.

Është organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ajo e cila ka mbledhur ka mbledhur partnerët e saj dhe shembujt e tyre të mirë dhe i ka ndarë me të gjithë në faqen e saj të internetit natureforpeople.org/ab/.

“Me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të natyrës së pari ndihmojmë veten, familjet tona dhe komunitetin, pastaj kontribuojmë në ruajtjen e natyrës dhe planetit. Me mbledhjen e shembujve dhe praktikave të mira, ku shohim se ku dhe si kane pasur sukses të tjerët, zbulojmë idetë e tyre të cilat mund të përsëriten, dhe me këtë dëshirojmë të frymëzojmë sa më shumë njerëz që të nisen në këtë drejtim. Të gjithë mund të kontribuojmë më shumë në ruajtjen e biodiverzitetit dhe të zgjedhim sfidat së bashku,” tha Kasandra-Zorica Ivanic nga WWF Adria. Duke shtuar tutje se përmes këtyre shembujve mund të kuptohet se si përmes përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të natyrës mund të kontribuohet në ruajtjen e natyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat