Hapet Panairi “Prishtina 2018”

Prishtina

Hapet Panairi “Prishtina 2018”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 08:42
“Prishtina 2018”

Sot hapet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në këtë panair marrin pjesë 174 kompani, 70 prej tyre nga Serbia, vetëm një nga Shqipëria dhe 2 nga Gjermania. 

Ndërkohë dje, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka shprehur pakënaqësinë se si paratë e taksa-paguesve kosovarë po shfrytëzohen në promovimin e kompanive serbe në Kosovë, përkatësisht në panairin “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës dhe  i bënë ftesë të gjitha kompanive kosovare pjesëmarrëse në këtë panair që në shenjë proteste ta bojkotojnë këtë panair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat