Në Prishtinë vizatohen grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit

Prishtina

Në Prishtinë vizatohen grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:22
Prishtinë

Një grafit me emrin Oliver, e portret të marrë nga një fotografi e ish politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviqit u vizatua pranë konvikteve në Prishtinë.

Dëshmitarët që nuk duan të flasim para kamerave, thonë se ajo duhet të jetë vizatuar gjatë natës ose të  herët në mëngjesin e së hënës, derisa studentët vlerësojnë se dikush mund ta ketë bërë këtë për motive politike.

Grafite të tilla janë parë edhe në komuna tjera me shumicë serbe si Mitrovicë veriore e Graqanicë.

E në ditën kur u bënë tre muaj nga vrasja e liderit të nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u fol edhe në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Partisë së pavarur liberale Sllobodan Petroviq, shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se nuk u zbulua vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat