Kujdes, në Prishtinë mund ta theni qafën

Prishtina

Kujdes, në Prishtinë mund ta theni qafën

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:22
Pamje nga videoja

Në një rrugë të Prishtinës këmbësorët duhet t’i kenë mend në kokë derisa ecin. Ata shumë kollaj mund të lëndohen nga shkallët që janë prishur tash e sa kohë.

Në rrugën “UÇK” në Prishtinë shkallët që të çojnë tek qendra tregtare që në kohën e paraluftës ka qenë vend me nam janë shkatërruar në tërësi.

Duke qenë se kjo hapësirë është shumë e frekuentuar pasi që gjenden dyqane të njohura në këtë gjendje si janë ato paraqesin rrezik.

Përveç për këmbësorë vështirësi kanë edhe punëtorët e dyqaneve të cilët mallin duhet ta bartin nëpër ato shkallë të prishura.

Shkallët që po shihni në këtë gjendje gjenden te kompleksi i lokaleve ku dikur ishte restoranti i njohur “Dora” dhe lokale tjera. Në këtë kompleks gjendet edhe LDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat