Nga dita e shtunë kjo rrugë kryesore në Prishtinë do të bllokohet

Prishtina

Nga dita e shtunë kjo rrugë kryesore në Prishtinë do të bllokohet

Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:14
Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga kjo e shtunë do të bllokohet edhe një rrugë në Prishtinë.

Ahmeti bën të ditur se rruga “Fehmi Lladrovci” do të bllokohet në njërin drejtim për shkak se pritet asfaltimi i njëres anë të rrugës.

“Të shtunën fillon sanimi i Rruges Fehmi Lladrovci prej rrethit të flamurit e deri te rrethi i Spitalit. Do të mbyllet rruga njëherë ne njërin drejtim e pastaj edhe në drejtimin tjetër kur të përfundon asfaltimi i njërës anë. Ju falenderojmë për mirëkuptim” shkruan Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat