Bllokohet rruga “Isa Kastrati” për shkak të xhirimeve të një filmi

Prishtina

Bllokohet rruga “Isa Kastrati” për shkak të xhirimeve të një filmi

Më: 7 prill 2018 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka konfirmuar se menaxhmenti i produksionit ka pasur leje paraprake për të bërë xhirimet dhe kjo është arsyeja se pse është bllokuar rruga “Isa Kastrati”.

“Ju informojmë se menaxhmenti i produksionit ka marr leje prapaprake nga të gjitha autoritetet kompetente duke përfshirë edhe komunikat ku do të ketë xhirime”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

Policia pa asnjë paralajmërim bllokon rrugën për xhirimin e një filmi në Prishtinë

Policia e Kosovës pa asnjë paralajmërim ka bllokuar rrugën në afërsi të varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova shkaku i xhirimeve të një filmi.

Banorët e rrugës “Isa Kastrati” kanë thënë se rruga është bllokuar për vetura dhe për kalimtarët dhe sipas tyre, kjo është bërë për xhirimin e një filmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat