Arbër Vokrri bëhet pjesë e asamblesë së Prishtinës

Prishtina

Arbër Vokrri bëhet pjesë e asamblesë së Prishtinës

Nga: A.M. Më: 6 prill 2018 Në ora: 10:44
Asambleja komunale e Prishtinës

Arbër Vokrri është asamblisti më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje në asamblenë komunale në Komunale e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë, Vokrri përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se “tani edhe më fuqishëm do t'i përçoj kërkesat, hallet, nevojat dhe brengat tuaja, e do ta përshpejtoj adresimin e tyre nga organet komunale”.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar, gjatë këtij muaji do të zyrtarizohet pjesëmarrja ime në Kuvendin Komunal të Prishtinës, si asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Tani edhe më fuqishëm do t'i përçoj kërkesat, hallet, nevojat dhe brengat tuaja, e do ta përshpejtoj adresimin e tyre nga organet komunale. Do të angazhohem për një dinamikë më të madhe për realizim të projekteve dhe iniciativave në shërbim të qytetarëve dhe kryeqytetit.

Unë edhe njëherë ju falënderoj për mbështetjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat