Caktohet hapësira për t’i varrosur mbetjet mortore

Prishtina

Caktohet hapësira për t’i varrosur mbetjet mortore

Më: 5 prill 2018 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës i është përgjigjur kërkesës së Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, për ndarjen e një hapësire nga varrezat e qytetit për t'i sistemuar rastet e mbetjeve mortore të paidentifikuara.

Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, ka thënë se kanë caktuar një hapësirë për të gjithë ata që gjenden në morgun e Prishtinës me mbështetjen edhe të institucioneve përkatëse të komunës së Prishtinës.

Ai tha se morgu i Prishtinës është i mbingarkuar me mbetje mortore, që shumë prej tyre janë nga shtete të ndryshme dhe qytete të ndryshme të Kosovës.

Lluka: Morgu i Prishtinës i mbingarkuar me mbetje mortore

“Sot së bashku me komunën e Prishtinës jemi ardhur për të caktuar një vend dinjitoz për të gjithë ata që janë në murgun e Prishtinës, që nuk janë pjesë e luftës dhe të zhdukurve, me qenë se murgu i Prishtinës është sërish i mbingarkuar me njerëz , me mbetje mortore. Ne se bashku me institutin e mjekësisë ligjore kemi ardhur deri te një përfundim që është mirë që të gjithë ata njerëz  ta kenë një varr, aty në murgun e Prishtinës ka njerëz të cilët kanë prejardhje të ndryshme nga shumë shtete, por edhe nga shumë qytete të Kosovës. Kemi raste kur familjarët nuk donë t’i marrin mbetjet mortore të familjarëve për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit. Kemi raste edhe të disa personave që janë shtetas të huaj dhe askush nuk interesohet për ta”, tha Lluka.

Ndryshe, edhe pas 19 vjet të përfundimit të luftës  janë edhe 1652 persona të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – ’99, nga të cilët 1388 persona, janë të gjinisë mashkullore , ndërsa 264 persona të gjinisë femërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat