Reshitaj: Të ndërpritet përdorimi i thëngjillit

Prishtina

Reshitaj: Të ndërpritet përdorimi i thëngjillit

Më: 5 prill 2018 Në ora: 13:04
Ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj

(E plotësuar) - Ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë një diskutimi me studentët e Universtetit Amerikan ka thënë se ndotja e ajrit në Kosovë është një sfidë shumë e madhe, dhe për këtë ka kërkuar që të ndërpritet përdorimi i thëngjillit në Kosovë.

Ajo ka renditur përdorimin e thëngjillit, termocentralet, fabrikat dhe makinat e vjetra si ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend.

Derisa tha se ka mbetur e shokuar pasi që ka kuptuar se më shumë se 200 shkolla përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, ku tregoi se ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që përmes një vendimi të ndalojë përdorimin e tij si lëndë djegëse në shkolla dhe institucione.

Reshitaj: Duhet ta ndërpresim përdorimin e thëngjillit në ekonomitë familjare dhe biznese të vogla

“Kam thënë dhe vazhdoj të punoj në atë drejtim që ne si institucione pasi  të arrijmë të japim një alternativë tjetër qytetarit, duhet ta ndërprejmë përdorimin e thëngjillit në ekonomitë familjare dhe biznese të vogla. Dhe në të njëjtën kohë kam filluar të hulumtoj se sa shkolla dhe kopshte fëmijësh përdorin thëngjillin, dhe kam qenë e shokuar kur kam kuptuar se mbi 200 shkolla në vendin tonë përdorin thëngjillin si lëndë djegëse. Kështu që kam rekomanduar ministrin e Arsimit që të fillojë të vepruari dhe të marrë një vendim që të ndërpresë përdorimin e thëngjillit në shkolla dhe kopshte fëmijësh”, tha Reshitaj.

E siç tha ajo, kryeqyteti mbetet komuna më e ndotur në vend, me mbi 135 pika të identifikuara të ndotjes. Derisa numëroi edhe komunat e tjera që përballen me këtë problem.

Reshitaj: Komuna më sfiduese sa i përket ndotjes së ajrit është ajo e Prishtinës

“Problematika më e shprehur në gjithë Republikën e Kosovës është në regjionin e Prishtinës. Kur them regjioni i Prishtinës, atëherë e kam parasysh Prishtinën, komunën e Obiliqit, komunën e Fushë Kosovës, deri diku edhe regjionin kah Vushtrria dhe Mitrovica. Mirëpo fokusi është tek Prishtina”, theksoi Reshitaj.

Për këtë Reshitaj theksoi se është përkushtuar maksimalisht që së bashku me akterë të tjerë, të arrijnë të pengojnë paraqitjen e pasojave dhe uljen e nivelit të sëmundjeve me etiologji të panjohur, ku siç tha ajo, një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë nga ajri i ndotur.

Krejt në fund, ministrja e Planifikimit Hapësinor bëri të ditur se së shpejti qytetarët do të kenë mundësinë që të shohin nivelin e ndotjes në telefonat e tyre të mençur. 

Ndërsa RIT Kosova do të fus inovacionin si pjesë të kurrikuluës së zhvillimit, që të gjendet zgjidhje për problemet e sotshme dhe të ardhshme

Reshitaj: Prishtina mbetet më problematikja për ndotjen e ajrit

Ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë një diskutimi me studentët e RIT Kosova, ka thënë se ndotja e ajrit në Kosovë është një sfidë shumë e madhe, ku më problematikja mbetet komuna e Prishtinës.

Ajo po ashtu numëroi edhe komunat e tjera që përballen me këtë problem.

"Në gjithë regjionin e Kosovës, problemet më të mëdha me ndotjen e ajrit i hasim në Komunën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës e deri diku edhe rrethet e Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës", theksoi ajo.

Ministrja ka përmendur edhe ndalimin e regjistrimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, duke thënë se kosto e shëndetit është më e rëndësishme. 

Nga këtu Reshitaj kërkoi ndalimin e përdorimit të thëngjillit në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla.

"Duhet ta ndërpresim përdorimin e thëngjillit në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla. Kam mbetur e zhgënjyer kur kam parë se mbi 200 shkolla përdorin thëngjillin si mjet ngrohjeje. E për këtë kam rekomanduar ministrin e Arsimit që të marrë masa për ta ndalur një dukuri të tillë", u shpreh ministrja e planifikimit hapësinor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat