Detaje të reja për rënien e punëtorit nga 20 metra sot në Prishtinë

Prishtina

Detaje të reja për rënien e punëtorit nga 20 metra sot në Prishtinë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 15:37
Ilustrim

Në paraditen e sotme një punëtorë është rrëzuar nga vendpunishtja e tij nga rreth 20 metra lartësi të një ndërtese në “Rrugën B” në Prishtinë.

Punëtori tani gjendet në Klinikën Emergjente të QKUK-së e që gjendja shëndetësore e tij është e rëndë. Ai ka marr lëndime të rënda trupore, kështu kanë thënë për Ndërtimi.info, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi dhe kryeinspektorit Basri Ibrahimi.

Ky i fundit është shprehur se lëndime si këto dhe vdekjet në vendin e punës janë bërë shqetësuese, por që nga prilli do të nisin të marrin masa për punëdhënësit në rast se nuk i përfillin rregullat e sigurisë në punë.

“Inspektori ka dalë në terren e ka inspektuar vendin e ngjarjes, dhe ajo çka mund të them është se një person ka rënë diku prej një lartësie rreth 20 metra, është në QKUK, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ka lëndime trupore. Këto janë të gjitha informacionet tani për tani. Ne jemi duke përgatit një fushatë vetëdijesuese por edh enë fillim të prillit do të fillojmë të ndërmarrim të gjitha masat ligjore çka është e mundshme të bëhet. Dhe ne jemi të shqetësuar me këto lëndimet dhe vdekjet që po ndodhin në vendin e punës. Ne do të shkojmë edhe me pezullimin e punëve të kompanive ndërtimore atëherë kur nuk iu përmbahen rregullave të sigurisë së punës e posaçërisht të skelave, ata që nuk i kanë vendosur do t’iu pezullohet puna deri në vendosjen e tyre.

E kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi derisa ka treguar për gjendjen shëndetësore të punëtorit, për këtë ka fajësuar të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Kemi marrë informacione për të cilat nuk mund të jemi krejt saktë. Megjithatë ai ka qenë në ndërtim e sipër në një ndërtesë bajagi të madhe. Ai ka rënë në tokë dhe për momentin është në emergjencë, gjendjen nuk e thonë që është e mirë, gjendja është shumë e rëndë, diçka tjetër më saktësisht njëherë përnjëherë nuk mund të themi. Ne si sindikatë edhe institucionet tjera kemi kaluar në momentin e çmendurisë duke thirrur se ju lutemi organeve përgjegjësve, punëdhënësve dhe inspektoratit që ta mbikëqyrin këtë çështje sepse po na kushton me jetë. Por ne vetëm në ato momente kur po kemi takime i bisedojmë dhe në moment kur përfundon takimi po përfundojnë edhe ato çështje. Ne nuk jemi duke i kushtuar kujdes kësaj natyre, sepse vitin e kaluar por edhe këtë vit kemi filluar me rekord të vdekjeve dhe me rekord të lëndimeve të punëtorëve” tha Jusufi.

Azemi tutje tha se askush nuk po merr masa ndaj sigurisë së punëtoreve në vend, duke theksuar që jeta e punëtoreve është lënë në mëshirën e punëdhënësit dhe nën mëshirën e gjendjes sociale.

“Fatkeqësisht as Ministria e Punës e as elementët tjera përcjellëse nuk janë duke e bërë as punën optimale, dhe askush nuk është duke u marr me këtë çështje dhe nuk jemi duke e bërë as përmirësimin më të vogël. Shëndeti i punëtorëve ka mbetur në mëshirën e pronarëve dhe në mëshirën e gjendjes sociale që e kanë punëtoret. Ju thonë ndaq me punu kështu mirë, nëse nuk do unë gjej punëtorë tjerë. Kjo është diçka shumë e rëndë e që ne me vetëdije plotë jemi duke e dëmtuar shëndetin e punëtorëve tonë dhe duke mos dhënë askush përgjegjësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat