Për Abrashin, Ahmeti ende nuk është kryetar i Prishtinës

Prishtina

Për Abrashin, Ahmeti ende nuk është kryetar i Prishtinës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 20:45
Arban Abrashi

Edhe pse tash e katër muaj Shpend Ahmeti qeveris me kryeqytetin, duket se gara për Prishtinën ende nuk ka përfunduar.

Është Arban Abrashi, ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ai i cili e ka kthyer këtë garë në temë diskutimi.

Sonte ekskluzivisht në Rubikon ai ka treguar se si e dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese, e cila sfidon fitoren e Ahmetit në Prishtinë.

Kërkesa ka të bëjë me rundin e dytë, gjegjësisht balotazhin.

“Nga mesi i dhjetorit, nga ajo ditë kemi punuar bazuar në faktet tona për shkeljet që ne mendojmë që janë bërë gjatë procesit të votimit, shkeljet që janë bërë edhe nga organet e drejtësisë, nga PZAP-i dhe Supremja. Kemi gjetur raste të ngjashme në Zvicër, Austri dhe Gjermani ku Gjykatat Kushtetuese kanë vepruar konform të gjeturave. Ka punuar një ekip për më shumë se dy muaj dhe sot kemi dorëzuar lëndën tonë e cila është shumë voluminoze”, ka thënë ai. “Synojmë që së paku votuesve të Prishtinës t’ua kthejmë borxhin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat