10 milionë euro për ngrohtoren e Prishtinës

Prishtina

10 milionë euro për ngrohtoren e Prishtinës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 07:32
Ilustrim

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”.

Granti ka vlerë prej 10 milionë euro, dhe nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga  Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë  edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt  dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat